Gruaja arratiset nga Koreja e Veriut dhe padit Kim Jong Un: Më burgosën, më rra*ën dhe më për*unuan

Një grua që iku nga Koreja e Veriut ka paditur Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë për tortura dhe dhunë seksuale gjatë kohës së saj në burg.

Choi Min-kyung, e cila jeton në Korenë e Jugut prej më shumë se një dekade, kërkon dëmshpërblim për traumën dhe abuzimet që ka përjetuar.

Ajo u riatdhesua me forcë katër herë nga Kina dhe gjatë burgosjes në vitin 2008 vuajti tortura fizike dhe psikologjike.

Në padinë e saj përmenden rrahje të rënda, dhunë seksuale dhe qëndrime çnjerëzore për orë të tëra.

Kjo është hera e parë që një dezertuese nga Koreja e Veriut ngre padi penale dhe civile në gjykatat e Koresë së Jugut kundër regjimit veri-korean.

Avokatët e saj po e përdorin rastin edhe si bazë për paraqitje në OKB dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Padia vë në dukje përgjegjësinë direkt të Kim Jong-un për krimet e kryera nën udhëheqjen e tij.

Edhe pse zbatimi i një vendimi është i pamundur, rasti ka rëndësi të madhe simbolike dhe ligjore.


Shtuar 11.07.2025 23:35