GREQIA PO HUMB GËSHTENJAT/ Prodhimi ka rënie të ndjeshme për shkak të ndryshimeve klimatike

Por pas muajve me nxehtësi përvëluese dhe thatësirë, shumica nuk janë pjekur siç duhet, një problem i njohur në fshatin e tij, ku prodhimi pritet të bjerë me 90%.

“Nuk e kujtoj që kjo të ketë ndodhur më parë,” thotë fermer, kultivues gështenjash i gjeneratës së tretë në fshatin Kissos, në Greqinë qendrore.

“Jemi afër fundit të sezonit të korrjes dhe gështenjat ende janë në pemë,” shtoi ai.

Prodhimi gështenjave në Greqi pritet të bjerë në rreth 15,000 ton në vitin 2024 për shkak të motit ekstrem, gjysma e mesatares së pesë viteve të fundit sipas ekspertëve

Greqia eksporton shumicën e gështenjave të saj në Evropë dhe Ballkan, ku ato përdoren në ëmbëlsira dhe gatime.

Rënia e prodhimit vjen pas dimrit dhe verës më të ngrohtë të regjistruar në Greqi dhe është shenja më e fundit e ndikimit të ndryshimeve klimatike në të korrat në të gjithë Evropën Jugore.

Prodhuesit e gështenjave në Thesali, një rajon që përbën rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Greqisë, përfshirë gështenjat, thonë se disa zona nuk kanë përjetuar reshje për 13 muaj pas përmbytjeve në shtator 2023, që shkatërruan zonën.

Korrjet e qershive, mollëve dhe arrave gjithashtu janë goditur, thanë fermerët dhe shkencëtarët.

Kjo është një shenjë e keqe për Greqinë, ku produktet bujqësore përbëjnë një të pestën e totalit të eksporteve të saj dhe ekonomia e saj ende po rimëkëmbet nga një krizë dhjetëvjeçare borxhi.

Në një raport të fundit, Banka Qendrore e Greqisë tha se pret që çmimet e kulturave dhe frutave të rriten në vitet e ardhshme për shkak të ndryshimeve klimatike.


Shtuar 26.10.2024 10:33