Greqia “digjet” nga i nxehti, BE i dërgon avionë për fikjen e zjarreve

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgojë avionë zjarrfikës në Greqi, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Janez Lenarcic tha se katër avionë zjarrfikës Canadair do të dërgohen në vend nga Italia dhe Franca pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut.

Flakët në disa fronte në zonën e madhe të Athinës i kanë zbehur forcat, pavarësisht se autoritetet greke tashmë janë ndihmuar nga zjarrfikësit rumunë.

Dje, disa zona në Atika dhe Athinë u përfshinë nga flakët, ku djegur makina dhe shtëpi si dhe kanë mbetur të plagosur tre zjarrëfikës.


Shtuar 18.07.2023 16:54