Grabit me dhunë banesat e nënë e bijë në Greqi, arrestohet vlonjati! 40-vjeçari me precedentë të shumtë penale në Shqipëri

Një 40-vjeçar nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”.

Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë.
Konkretisht ai ka hyrë në banesën e  86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A. P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë.

Stiliano Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.


Shtuar 30.08.2024 09:30