Futbollisti i njohur shqiptar, Rey Manaj, ka prezantuar të dashurën e tij të re.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi i huazuar te Spezia nga Barcelona ka postuar foto nga Firenze me të dashurën e tij.
Duket se çifti nuk i ka kursyer as puthjet, por ende emrin e saj Manaj nuk e ka zbuluar. Ndjekësit në komente shkruajnë se emri i saj është Cristina, por nuk është ende e sigurt.
Rey Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago motta./albeu.com/
View this post on Instagram