Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për momentin, ka refuzuar, të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale për gjoja përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.
BBC ka bërë të ditur se përpjekjet e Trumpit për të vonuar gjyqin ndaj tij duken të suksesshme, pasi çështja tani do të funksionojë përmes procesit të apelimit.
Prokurori i posaçëm Jack Smith i kishte kërkuar gjykatës që ta merrte çështjen në mënyrë të përshpejtuar.
“Trump u padit me akuza për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve në fillim të këtij viti. Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj. Në vend të kësaj lëshoi urdhër të panënshkruar duke thënë se kërkesa e prokurorit Smith “refuzohet”. Vendimi është pengesë për Smithin, i cili i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të përshpejtonte nga frika se procesi i apelit mund të vononte fillimin e gjyqit ndaj Trumpit, i cili ishte planifikuar më 4 mars në Uashington, DC.” – thuhet në raportim.
Smith po heton përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që çuan në trazirat e Capitolit më 6 janar 2021.