Gjermania miraton eksportin e armëve me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

Qeveria gjermane miratoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë prej 327 milionë eurosh për Izraelin në vitin 2023

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Partia e Majtë, Ministria gjermane e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës njoftoi se qeveria lejoi prodhuesit gjermanë të furnizonin armë midis 7 majit dhe 10 qershorit, me vlerë 3 milionë e 986 mijë euro për Izraelin, i cili akuzohet për kryerjen e gjenocidit në Gaza,

Qeveria gjermane miratoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë prej 327 milionë eurosh për Izraelin në vitin 2023.

Në vitin 2023, shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në Izrael u rritën 10-fish krahasuar me vitin 2022.

Në Gjermani, vendimi për eksportet e armëve bëhen me pjesëmarrjen e Ministrisë së Çështjeve Ekonomike dhe Mbrojtjes së Klimës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës Federale për Çështje Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA).

Në raste veçanërisht të ndjeshme, Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përfshin kryeministrin dhe ministra të tjerë, mund të marrë vendimin.


Shtuar 19.06.2025 16:01