Gjashtë të vrarë në sulmet ajrore ruse në Ukrainë, dy prej tyre fëmijë/ Dhjetëra mijë banorë pa energji elektrike

Rusia ka lëshuar gjatë natës një valë të re dronësh dhe raketash ndaj Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, nga sulmet në rajonet e Dnipropetrovskut dhe Odesës u vranë gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë.

Ndërkohë, në rajonin jugor të Zaporizhzhisë, një tjetër sulm rus shkaktoi dëme të rënda në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 58,000 familje, njoftoi guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se ekipet e emergjencës po punojnë në terren për të rivendosur furnizimin me energji dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.


Shtuar 2.11.2025 16:30

Tags: ,