Këtë të diel gjashtë fëmijë dhe katër të persona të rritur kanë persona kanë humbur jetën nga një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin kontejnerët e ujit në Gazën qendrore.
Bëhet me dije se trupat e tyre janë dërguar në Spitalin al-Awda të Nuseirat, aty ku dhe më herët u trajtuan edhe 16 persona të plagosur, mes tyre edhe 7 fëmijë.
Mediat e huaja raportojnë se një dron qëlloi drejt një turme që mbante radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.
Ushtria izraelite tha se kishte pasur një “gabim teknik” me një sulm që synonte një “terrorist” të Xhihadit Islamik, por fatkeqësisht droni qëlloi vendin ku dhe qytetarët e pafajshëm ishin duke pritur në radhë për të mbushur ujë.
Një nga zëdhënësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës theksoi se 19 palestinez të tjerë kishin ndërruar jetë ditën e sotme nga tre sulme të tjera ku banesat e tyre në zonën e Gazës u bombarduan.
Ditën e premte zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut u shpreh se deri më tani ishin regjistrua 789 vrasje të lidhura me ndihmë humanitare.