E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqendruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator. Stadiumi Arizona Cardinals në Phoenix pritet të mbushet me më shumë se 60,000 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë do të qëndrojnë jashtë ambienteve dhe miliona qytetarë do ta ndjekin ceremoninë në televizion.
Masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të rrepta, pasi në ceremoni do të marrin pjesë dhe do të flasin Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe anëtarë të lartë të qeverisë. Disa figura të MAGA-s që do të flasin në shërbimin përkujtimor të Charlie Kirk: Erica Kirk, e cila tani drejton organizatën e Charlie Kirk, Turning Point, Donald Trump J.D. Vance, Zëvendëspresident, Robert F. Kennedy Jr., Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore dhe Pete Hegseth, Sekretar i Mbrojtjes.
Gjithashtu do të flain edhe Tulsi Gabbard, Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Donald Trump Jr., Tucker Carlson, komentator amerikan i krahut të djathtë dhe Steven Miller, ndihmëse e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa portat u hapën, mbështetësit e Kirk u futën në stadiumin State Farm nën kontrolle për t’i bërë homazhe njeriut që konsiderohet një figurë ikonike në lëvizjen MAGA. Radha për të hyrë shtrihej qindra metra, duke u shtrirë deri në parkingjet jashtë.