Fshehu kokainën në çantën e nipit, e pëson keq 30-vjeçari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari kishte fshehur 100 gr kokainë në çantën e nipit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Isola Capo Rizzuto, në provincën e Crotone, ku një djali 4-vjeçar u gjet duke luajtur, së bashku me disa fëmijë të tjerë, me një mbështjellës që përmbante drogë.


Shtuar 22.05.2023 22:20