Francë/ Makina godet një grup fëmijësh me biçikleta, disa të plagosur

Një grup fëmijësh u përfshinë në një aksident të rëndë të mërkurën në La Rochelle në Francë.

12 fëmijët nga një qendër argëtimi po lëviznin me biçikleta kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një 83 vjecare.

Sipas BFmtv, makina përplasi 7 fëmijë, njëri prej të cilëve u transportua në spital me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë.


Shtuar 5.06.2024 15:53