Presidenti francez Emmanuel Macron pohoi se do të përforcojë forcat ushtarake si mbështetje në Qipro.
Macron nënvizoi se do të mbërrijnë më shumë avionë dhe fregata të tipit Languedoc, që mbërriti në Qipro pasditen e sotme.
Ndërsa mësohet se Franca do të përqendrohet gjithashtu në koordinimin e veprimeve ushtarake me grekët.
Presidenti konfirmoi gjithashtu dhe vendosjen e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle në Detin Mesdhe së bashku me eskortën e saj luftarake.
Në lidhje me situatën e tensionuar nga bashkëpunimet e dy shteteve, Macron vlerësoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin vepruar “jashtë ligjit ndërkombëtar”.
“Një paqe e qëndrueshme në rajon do të arrihet vetëm me rifillimin e negociatave diplomatike”, tha ai duke shprehur dëshirën e tij për ndërprerjen sa më të shpejtë të mundshme të sulmeve.
