Franca dhe Spanja kalojnë Gjermaninë në numrin e kërkesave për azil në Evropë gjatë gjysmës së parë të vitit 2025

Franca dhe Spanja kanë pranuar më shumë kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa Gjermania, e cila ka qenë më parë destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Bashkimin Evropian. Të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregojnë se deri në fund të qershorit, Franca ka regjistruar rreth 78,000 kërkesa, ndërsa Spanja 77,000, duke kaluar Gjermaninë me 70,000 kërkesa.

Megjithatë, në gjithë BE-në, përfshirë edhe Norvegjinë dhe Zvicrën, ka pasur një rënie prej 23% të kërkesave për azil krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024, me total prej 399,000 aplikimesh. Një ulje e ndjeshme është regjistruar tek aplikimet nga qytetarët sirianë, për shkak të ndryshimeve politike në vend.

Nga ana tjetër, Venezuela është bërë vendi kryesor i origjinës së azilkërkuesve në Evropë për këtë periudhë, me rreth 49,000 kërkesa, një rritje prej thuajse 30% krahasuar me një vit më parë.


Shtuar 8.09.2025 12:40