Festimet kanë filluar në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi tymi i bardhë u ngrit nga Kapela Sistine dhe kambanat e Shën Pjetrit ranë duke lajmëruar se Kisha Katolike Romanë ka një Papë të ri, pasardhësin e Papa Françeskut.
Zgjedhja e Papës u arrti në ditën e dytë të konklavës ku morën pjesë me të drejtë vote 133 kardinalë nga e gjithë bota.
Turmat e gëzuara në shesh brohoritën dhe duartrokitën ndërsa retë e para të tymit dolën nga oxhaku i vogël në Kapelën Sistine.
Flamujt valëviteshin dhe njerëzit përqafonin njëri-tjetrin, duke festuar zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës.
Identiteti i Papës dhe emri që ai ka zgjedhur si Papë do t’i shpallen botës së shpejti nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit.