Foshjna shpëton mrekullisht, del gjallë pas 128 orësh nga rrënojat në Turqi (VIDEO)

Ndonëse shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat në Turqi janë zbehur, ekipet e shpëtimit në Turqi kanë arritur të nxjerrin të gjallë një tjetër foshnje nga rrënojat .

Një foshnje 2-muajashe ëhtë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit në Turqi pas plot 128 orësh nën rrënoja.

Siç raportojnë mediet turke, foshnja u shpëtua dje nga rrënojat në Hatay të Turqisë. Një video e publikuar më vonë në rrjetet sociale shfaq beben duke pozuar duke buzëqeshur.

Mijëra shpëtimtarë janë ende në kërkim të lagjeve të rrafshuara, pavarësisht temperaturave të ftohta që kanë thelluar mjerimin e miliona njerëzve që tani kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë.

Mes të shpëtuarve pesë ditë pas tërmetit janë një vajzë dyvjeçare, një grua shtatzënë gjashtëmuajshe dhe një grua 70-vjeçare, raportojnë mediat turke.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri ka shkuar mbi 28 mijë./albeu.com/