Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Izraeli më herët njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në zonë.
Duke iu drejtuar banorëve të Gazës, kryeministri izraelit theksoi: “Më dëgjoni me kujdes: “Ju jeni paralajmëruar, largohuni tani!”
Netanyahu tha gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po mblidhen në Gazë përpara operacioneve tokësore.