Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë rajonin e Aude në Francë, i cili është ngadalësuar gjatë natës, por ende mbetet jashtë kontrollit, sipas zyrtarëve lokalë.

Bëhet fjalë për zjarrin më të madh në vend që nga viti 1949, i cili ka djegur një sipërfaqe më të madhe se ajo e Parisit.

Më shumë se 2,000 zjarrfikës dhe 500 automjete janë të angazhuara në përpjekjet për shuarjen e flakëve, së bashku me xhandarmërinë dhe forcat e ushtrisë.

Si pasojë e flakëve, një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërkohë, tre persona raportohen të zhdukur nga të afërmit e tyre, ndërsa dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.

Në përpjekjet për të përballuar situatën, janë përdorur edhe avionë bombardues me ujë, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Banorëve të zonave të prekura u është kërkuar të mos kthehen në banesat e tyre, ndërsa janë hapur 17 qendra të përkohshme akomodimi për t’i strehuar.

Gjatë një vizite ditën e djeshme kryeministri francez François Bayrou që e quajti atë një “katastrofë në një shkallë të paparë”. Gjithashtu, ai tha se zjarri është i lidhur me ngrohjen globale dhe nga thatësirën.


Shtuar 7.08.2025 17:00

Tags: ,