Fermerët shkaktojnë kaos në Greqi, ministri ftesë publike për dialog: Jeni prioriteti ynë! Të ulemi dhe të flasim

Ministri i Zhvillimit Rural në Greqi, Costas Tsiaras, i ka bërë thirrje fermerëve që të dialogojnë. Sipas tij, diskutimet janë e vetmja zgjidhje ndërsa theksoi se qeveria ka dëshmuar se qëndron pranë fermerëve.

Fermerët në Greqi shkaktuan kaos ndërsa deklaruan se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse nuk marrin fondet që iu përkasin.

Ditën e sotme Porto i Volos gjithashtu u bllokua nga peshkatarët që iu bashkuan protestës.

“Me dialog mund të zgjidhim gjithçka. Patëm një diskutim intensiv, por përmbajtësor me kolegët tanë deputetë, për të gjitha problemet që i shqetësojnë ata.

Qeveria ka dëshmuar se qëndron pranë fermerëve, prodhuesve. Qëllimi ynë ishte dhe është të mbështesim sektorin bujqësor.”-tha ministri.


Shtuar 10.12.2025 21:35