Fermerët në Greqi “luftë” me policinë, çajnë kordonin dhe futen në sallën VIP të aeroportit për të takuar ministrin

Klima në Aleksandropoli është tensionuar pasi fermerët kanë sulmuar aeroportin dhe janë përplasur me policinë, pas anulimit të takimit të tyre me ministrin e Zhvillimit Rural, Lefteris Avgenakis.

Fermerët grekë pritën katër orë në hotel për të takuar Lefteris Avgenakis dhe Stavros Keletsis.

Por sipas mediave greke, takimi u anulua, e kjo bëri që që ata të agravojnë dhe të nisin sulmet jashtë hotelit.

Fermerët tentuan të çajnë kordonin e policisë, duke u përplasur me forcat e policisë. Ata rrethuan sallonin VIP të aeroportit ku ndodhej Avgenakis.

Këto zhvillime vijnë dy 24 orë para takimit të tyre të planifikuar me Kyriakos Mitsotakis, megjithatë, pavarësisht hapjes për dialog nga kryeministri, fermerët vazhdojnë të ashpërsojnë qëndrimin e tyre.

Kujtohet se në veri të Greqisë u vendosën postblloqe të reja, të cilat kulmuan me mbylljen 8-orëshe të autostradës Selanik-Moudanion për 8 orë.

Ata kërkojnë plotësimin e një sërë kërkesash që i kanë parashtruar qeverisë dhe deklarojnë se janë të vendosur të qëndrojnë pranë bllokadave deri në plotësimin e tyre.


Shtuar 11.02.2024 22:08