Erdogan bisedë telefonike me Putin: Përpjekjet diplomatike për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të intensifikohen

Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës Turke, gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia po bën përpjekje për të arritur një armëpushim në Gaza dhe për të ofruar ndihmë humanitare në rajon.

Presidenti turk theksoi se përpjekjet diplomatike duhet të intensifikohen për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se Ankaraja do të vazhdojë të punojë për paqen. Gjatë bisedës u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, ndërsa Tayyip Erdogan i uroi presidentit rus ditëlindjen


Shtuar 7.10.2025 19:53

Tags: ,