Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tomislavgrad në Bosnjë Hercegovinë për llogari të drejtësisë gjermane.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se 46-vjeçari shqiptar Gazmend Ajdini është arrestuar në Bosnje, pas një urdhëri ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane.
Ajdini akuzuhet se ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten, ndërsa e ka lënë të plagosur rëndë.
Sipas saj që raporton “Avaz” pas aktit të tmerrshëm, Ajdini është arratisur drejt Bosnjës ku edhe u arrestua.
Ai e kreu krimin ditën e mërkurë. Sulmi me sëpatë ndodhi rrugës për në një shkollë në Ober-Ramstadt dhe shqetësoi banorët vendas.
Dëshmitarët thanë se burri ishte duke pirë birrë dhe fillimisht e goditi gruan me një shishe të thyer dhe më pas me sëpatë në qafë.