Djali i një ish-efektivi shqiptar është dënuar me burgim në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në një shtëpi bari.
Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Toli 27 vjeç. Ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar Fabian Xhika 26 vjeç.
Klajd Toli, djali 27-vjeçar dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, u arrestuan të dy në shtëpi bari, ndërsa ditën e djeshme (27 mars) u burgosën secili me 20 muaj burgim.
Dy të rinjtë pranuan para Gjykatës akuzat për kultivimin e lëndëve narkotike./albeu.com