EMRI/ Aksident i rëndë, 24-vjeçari shqiptar humb jetën në Angli

Një 24-vjeçar shqiptar me emrin Robert Morina, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Gravel Hill.

Makina e tij “Audi A3” u përmbys dhe ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Një hetim për vdekjen e Morinës u hap në Gjykatën e Kërkimeve të Oksfordit të enjten.

24-vjeçari, i cili punonte si hidraulik kishte marrë lëndime të rënda në kokë. Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar.


Shtuar 7.06.2024 22:53