Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësojnë bisedime sekrete midis Izraelit dhe Sirisë, kanë bërë me dije burimet te njohura me çështjen, raporton Rojters.
Në këtë mekanizëm janë përfshirë zyrtarët e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, zyrtarët e inteligjencës Siriane dhe zyrtaret e inteligjencës Izraelite.
Bisedimet janë zhvilluar rreth çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe në ndërtimin e besimit midis dy shteteve pa një marrëdhënie zyrtare, tha një burim sigurie sirian dhe një zyrtar rajonal i inteligjencës.
Përpjekja e ndërmjetësimit ka ardhur pas sulmeve ajrore izraelite në Siri javën e kaluar, përfshirë një vetëm 500 metra larg pallatit presidencial në Damask. Izraeli i ka paraqitur sulmet si një mesazh për sundimtarët e rinj të Sirisë në përgjigje të kërcënimeve kundër Druzëve të Sirisë , një sekt minoritar që është një degë e Islamit me ndjekës në Siri, Liban dhe Izrael.
Qeveria e Sirisë i ka dënuar sulmet e Izraelit si përshkallëzim të situatës dhe ndërhyrje të huaja, dhe thotë se qeveria e re në Damask po punon për të bashkuar vendin pas 14 vitesh gjakderdhjeje.
Megjithatë sundimtarët e rinj kanë bërë gjithashtu përpjekje të përsëritura për të treguar se nuk përbëjnë kërcënim për Izraelin, duke u takuar me përfaqësues të komunitetit hebraik në Damask dhe jashtë vendit dhe duke ndaluar dy anëtarë të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, i cili mori pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Po ashtu një letër e dërguar nga ministria e jashtme e Sirisë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së muajin e kaluar, e parë nga Reuters, thoshte “ne nuk do të lejojmë që Siria të bëhet burim kërcënimi për asnjë palë, përfshirë Izraelin”.