Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë ashpër përpjekjet e Iranit për të goditur Turqinë: Përshkallëzim situate

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë përpjekjet iraniane të cilët përmes raketave balistike, synojnë të godasin Turqinë.

Një hap i tillë nga Emiratet e bashkuara Arabe është cilësuar si përshkallëzim i situatës në Lindjen e Mesme.

Përmes një deklarate të bërë ditën e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se mbrojtja ajrore e NATO-s interceptoi dhe shkatërroi raketën pasi ajo hyri në hapësirën ajrore turke.

Sipas ministrisë, incidenti shënon kështu përpjekjen e dytë për të synuar Turqinë në më pak se një javë, duke e përshkruar sulmin si një “shkelje flagrante të sovranitetit shtetëror” dhe një kërcënim për sigurinë rajonale.

irëpo nga ana e ministrisë së Iranit, javën e shkuar është mohuar se shënjestroi Turqinë.

Ditën e sotme, mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun Lindor, ka rrëzuar një raketë të dytë balistike që u lëshua nga Irani dhe hyri në hapësirën ajrore të Turqisë.

Lajmi u bë me dije nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm pa hezitim.


Shtuar 9.03.2026 17:18