Mediat britanike i kanë kushtuar sërish vëmendje kufirt të paligjshëm nga ana e emigrantëve shqiptarë.
GB news ka shkruar së fundmi së të premten kanë kaluar mbi 1 mijë emigrantë me varka të vogla përmes kanalit anglez, duke e ccuar në 10349 numrin e emigrantëve që kanë hyrë në Britani nga fillimi i vitit.
“Shifrat e fundit bien ndesh me deklaratat e kryeministrit Rishi Sunak se politikat që synojnë ndalimin e krizës së anijeve të vogla po “fillonin të funksiononin” me një reduktim prej 20 për qind në kalimin e numrave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Më shumë se 5.5 milionë paund në ditë shpenzohen aktualisht për sigurimin e akomodimit në hotel për azilkërkuesit”, shkruan media britanike.
Shifrat zyrtare nga Zyra e Brendshme zbulojnë se të premten, 486 persona të tjerë u morën nga 10 varka të vogla në Kanal. Të shtunën, 374 të tjerë u kapën në shtatë gomone dhe u dërguan në qendrën e përpunimit në portin e Doverit.
GB Neës gjithashtu mund të konfirmojë se sot (18 qershor), 210 emigrantë janë marrë nga katër varka të vogla nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Një tjetër gomone është parë në ujërat franceze dhe aktualisht po shkon drejt Britanisë së Madhe. Ekspertët detarë në Kent i kanë thënë GB Neës se ulja e mbërritjeve të emigrantëve në Channel kishte të bënte më shumë me kushtet e këqija të motit gjatë muajve të fundit sesa me çdo ndryshim të politikës.
Vetëm dy javë më parë Sunak u mburr se misioni i tij për të “ndaluar anijet” – një nga pesë premtimet e tij pasi u fut në pushtet në tetor të vitit të kaluar – ishte në rrugën e duhur.
Ai tha: “Në pesë muajt që kur kam nisur planin, kalimet tani janë ulur 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.” “Plani po funksionon,” shtoi Sunak, duke pretenduar se qeveria e tij nuk ishte e vetëkënaqur dhe do të miratonte ligje të reja për të goditur emigracionin ilegal.
Sunak këmbënguli gjithashtu se një marrëveshje me Shqipërinë nënkuptonte që Britania po kthente më shumë emigrantë në vend. Ai tha se deri më tani këtë vit “numri i mbërritjeve me varka të vogla shqiptare ka rënë me pothuajse 90%” dhe se Britania tani po pranonte një në 50 raste të azilit shqiptar krahasuar me një në pesë më parë.
Ai i kërkoi gjithashtu parlamentit të miratojë projektligjin e tij të ri për migrimin e paligjshëm, i cili do të lejojë ndalimin dhe dëbimin e shpejtë të njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla në atdheun e tyre ose në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta si Ruanda.
Më shumë se 45,000 emigrantë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla vitin e kaluar, sipas shifrave të qeverisë.