Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar në rrjete sociale lidhur me largimin e Elon Musk nga administrata e tij.
Trump është shprehur se kjo është dita e fundit e Musk në administrarë lidhur me funksionin e tij i caktuar për uljen e kostove të qeverisë. Por pavarësisht kësaj, presidenti amerikan shkruan se Elon Musk do të jetë gjithmonë e aty duke dhënë ndihmën e tij.
Ndërsa e ka cilësuar Musk si “fantastik”, Trump deklaron se gjatë ditës së sotme do të mbahet në konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mes tij dhe Musk.
“Kjo do të jetë dita e tij e fundit në administratë, por jo realisht, sepse ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar gjatë gjithë kohës. Elon është fantastik!”, shkruan Trump në rrjete sociale.