Policia në Ekuador thotë se 49 viktima të rrëmbimit janë shpëtuar nga një bandë kriminale në jug të vendit.
Dy rrëmbyes të dyshuar u arrestuan gjatë bastisjes në një rajon minierash në provincën Azuay. Policia tha se pas rrëmbimeve qëndronte banda kriminale Los Lobos (The Wolves).
Një deklaratë e mëparshme nga forcat e armatosura tha se 46 njerëz u shpëtuan dhe pesë u gjetën të vrarë.
“49 qytetarë që ishin viktima të rrëmbimit në zonat e minierave u liruan dhe dy persona të lidhur me këtë krim u arrestuan”, tha policia e Ekuadorit në një deklaratë.
Gjatë bastisjes u sekuestruan edhe dinamit, armë dhe municione luftarake.Më shumë se 20 persona hapën zjarr ndaj ushtarëve gjatë operacionit të shpëtimit, tha ushtria e Ekuadorit, ndërsa shtoi se askush nuk u lëndua.