Eksportet e grurit ukrainas mund të rifillojnë këtë javë

Ukraina shpreson të rifillojë eksportet e drithërave nga portet e saj të Detit të Zi këtë javë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB që synon të lehtësojë mungesat globale të ushqimit.

Zyrtarë të lartë të qeverisë thanë në një konferencë shtypi se shpresonin se dërgesa e parë e grurit sipas marrëveshjes do të ishte nga porti i Chornomorsk këtë javë dhe se dërgesat mund të kryheshin nga të gjitha portet e përfshira në marrëveshje brenda dy javësh.

Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se nuk kishte kufizime se sa grurë mund të eksportohej sipas marrëveshjes së arritur të premten, e cila gjithashtu lejon eksportin dhe importin e plehrave, shkruan Al Jazeera.

“Ne besojmë se gjatë 24 orëve të ardhshme do të jemi gati të punojmë për të rifilluar eksportet nga portet tona. Ne po flasim për portin e Chornomorsk, ai do të jetë i pari, pastaj do të jetë Odesa, pastaj porti i Pivdeny”, tha Yuriy Vasyukov, zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës