Greqi- Një 11-vjeçar është goditur nga rryma teksa luante në një kënd lojrash në Nea Joni.
Fëmija ishte duke luajtur me shokët e tij kur vuri dorën mbi telat e zhveshur që dilnin nga një shtyllë elektrike.
Djali u godit nga rryma dhe ra në tokë, duke u përpëlitur nga dhimbjet.
Nëna e tij, e cila ndodhej aty pranë, vrapoi në ndihmë, ndërsa 11-vjeçari ankohej për dhimbje në zemër.
Kardiologu që e ekzaminoi u tha atyre se ai shpëtoi për mrekulli.
“Fëmija ishte palosur përgjysmë dhe bërtiste “Më dhemb, dhemb”. E shpëtuan mosha dhe fiziku. Nëse do të ishte një fëmijë më i dobët do të kishte një problem më serioz”, tha nëna e fëmijës për Star./Albeu.com.