Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kilin. Një grua në moshë fare të re ka ndërruar jetë të premten, pasi është sulmuar dhe ka marrë plagë të mëdha nga një tigër.
Mediat vendase thonë se ngjarja ka ndodhur në parkun Safari Kilian në qytetin e Rancagua, 90 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago.
Mësohet se gruaja ka qenë pjesë e stafit të kujdesit dhe mirëmbajtjes së një parku kafshësh.
Teksa punonjësja ka qenë duke punuar, bëhet me dije se dera e parkut ku qëndronin kafshët ishte e hapur, duke bërë kështu që tigri të dal dhe ta sulmojë atë në pjesën e qafës.
Autoritete vendase ende nuk kanë identifikuar viktimën, por ata thanë se gruaja që vdiq pësoi plagë në qafë nga sulmi i tigrit, duke bërë kështu që të gjejë vdekjen e menjëherëshme.
Një punonjës i policisë së Rancagua, Williams Espinoza është shprehur: Ajo nuk e kuptoi që dera e kafazit të kafshës ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga ky tigër, duke shkaktuar vdekjen e saj në vend.
Menjëherë është mbyllur parku safari, ndërsa në vendngjarje ndodhej edhe grupi hetimor i cili po vijon me zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes./albeu.com/