E rëndë në Greqi, humb jetën 50-vjeçari shqiptar, sharra elektrike i preu këmbën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa viktima ndodhej mbi një pemë duke punuar me një sharrë elektrike. Për shkaqe ende të paqarta, ai humbi kontrollin e mjetit prerës, duke u rrëzuar nga pema dhe sharra i ra mbi këmbë.

Goditja preku arterien e kofshës, duke shkaktuar gjakderdhje të madhe, e cila solli vdekjen e tij. Pavarësisht se u transportua me urgjencë drejt spitalit, 50-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.


Shtuar 24.09.2025 22:25