Për shkak të një aksidenti rrugor në Kafeloni Greqi, një student shqiptar, 17-vjeç është djegur në makinë për shkak të një aksidenti, raporton media greke inkefalonia.gr.
17 vjeçari shqiptar nuk ka arritur të zbresë dot nga automjeti, në të cilin udhëtonin dhe bashkëmoshatarët e tjerë.
Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar, përplasje e cila më pas ka shkaktuar shpërthimin në rezervuarin e gazit të makinës.
Zjarri u përhap shumë shpjet në kabiën e pasagjerëve.
Po sipas kësaj medie të gjithë pasagjerët janë studentë të EPAL Argostoli, me origjinë shqiptare.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.
Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.