E Premtja e Madhe Katolike, Britania hedh ndihma në Gaza

Britania hodhi ushqime në Gaza për herë të dytë sot, të Premten e Madhe Katolike.

Forcat Ajrore Mbretërore hodhën me parashutë më shumë se 10 tonë ndihma, duke përfshirë oriz, miell, vaj, ushqim për fëmijë, kanaçe dhe ujë.

Të lidhura

None found

Një avion RAF A400M u ngrit nga Amani për të hedhur furnizime përgjatë vijës bregdetare të enklavës së shkatërruar nga lufta, si pjesë e misionit ndërkombëtar të ndihmës të udhëhequr nga Jordania.

Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps tha: “Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të çuar sa më shumë ushqim të jetë e mundur në Gaza. Aeroplani i sotëm do të sigurojë më shumë se 10 tonë ushqim për qytetarët në nevojë. Falenderoj personelin e Forcave Ajrore Mbretërore dhe Ushtrinë Britanike për punën e tyre të palodhshme në mbështetjen e këtij misioni. Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të ofruar ndihma nga ajri, deti dhe toka në Gaza”.


Shtuar 29.03.2024 23:13