Një mësuese në Britaninë e Madhe, e cila akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy nxënës minorenë është shpallur fajtore dhe është dënuar nga gjykata me gjashtë vite e gjysëm burg.
Vetë mësuesja ka mohuar akuzat dhe ka shpërthyer në lot gjatë dhënies së vendimit, ndërsa dy nxënësit, të moshës 15 vjeçare kanë deklaruar para togave të zeza se janë detyruar nga mësuesja për një veprim të tillë.
Sky News shkruan se 30-vjeçarja ka edhe një fëmijë me një prej nxënësve.
Në një deklaratë, adoleshenti me të cilin mësuesja ka një fëmijë ka thënë se më parë ishte kundër abuzimit.
Adoleshenti, i referuar si djali B, tha se ndjehej sikur kishte tradhtuar dikë që e donte kur dha dëshmi kundër saj.
Ai vazhdoi: “Pyesja nëse kisha të drejtë të jepja deklarata për gruan që mbante fëmijën tim, që atëherë kam riluajtur shumë gjëra në kokën time dhe kam folur me shumë njerëz dhe më ka bërë të kuptoj se masën e plotë të abuzimit të kryer ndaj meje dhe taktikat që janë përdorur për ta bërë këtë”.