E pazakontë/ Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një prerja e tortës në një restorant i kushtoi shumë ditëlindjes dhe tashmë historia e përcjellë me një faturë të bërë publike, është kthyer në një polemikë edhe në rrjetet sociale.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Arezzo, ku një tortë ditëlindje kushtoi gjithsej 103 euro, pasi vajza që kishte dhe festën e veçantë, shpenzoi 45 euro për ta blerë në një pastiçeri, por më vonë për ta shërbyer në restorant iu desh të paguante edhe 58 të tjera, me një kosto prej 4 euro e gjysmë për secilin nga 13 të ftuarit!

Një sipërmarrës nga Arezzo, ka rrëfyer historinë e ditëve të fundit në një faqe kushtuar qytetit dhe lajmi u publikua edhe nga “La Repubblica” sot.

Në internet, vajza e cila festonte ditëlindjen të enjten e kaluar, tregoi faturën e ‘kripur’.

Ajo kishte shkuar në restorant, pak jashtë Arezzo-s, me 12 persona të tjerë dhe me tortën e blerë diku tjetër dhe që kërkoi ta shërbente në fund të darkës.

Kamerierët ua servirin ëmbëlsirën të ftuarve, por kur erdhi fatura, pati një surprizë të hidhur.

E habitur ajo e ka denoncuar ngjarjen në “Facebook”, duke marrë shumë komente.

Nga ana e tij, restoranti konfirmon se gjithçka është e vërtetë dhe se tarifimi i prerjes së ëmbëlsirave, apo ushqimeve të tjera, të sjella nga klientët nga jashtë ambientit, është rregull i biznesit.

Megjithatë, pronari, i cili mungonte në momentin e incidentit, pranon se “kënaqësia e klientit është e para në biznes dhe se, për rrjedhojë, punonjësit e tij mund të ishin më pak të ngurtë”.


Shtuar 27.08.2024 13:35