Dyshohet se po organizonte kryengritje, talebanët arrestojnë ish-këshilltarin e Presidentit afgan

Talebanët afganë kanë arrestuar një klerik afgan i cili ka qenë dhe këshilltar i ish-Presidentit Ashraf Ghani.

Maulvi Mohammad Sardar Zadran ka qenë në krye të Këshillit Kombëtar të Besimeve fetare në Afganistan, e cila është organizata më e madhe fetare në vend.

Djali i tij, sipas BBC është arrestuar në provincën Khost në Afganistan. Një foto të publikuar nga mediat, shihet se si Sardar Zadran është i lidhur dhe i janë mbyllur sytë.

Kleriku është një njeri shumë popullor në vend dhe sipas talebanëve, dyshohet se ai ishte duke organizuar një kryengritje ndaj regjimit taleban.


Shtuar 30.08.2021 14:47