“Dua Groenlandën, nuk pranoj asnjë alternativë tjetër”, takimi me diplomatët e Arktikut dhe SHBA-së që përfundoi për 1 orë dhe pa asnjë deklaratë

Ndërtesa Eisenhower në Uashington mblodhi sot Ministrin e Jashtën të Danimarkës dhe Groenlandës, Lars Løkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt të pritur nga zv/presidenti i SHBA-së JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Takimi që zgjati rreth 50 minuta, përfundoi pa asnjë deklaratë zyrtare për mediat.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. NATO bëhet shumë më e fortë dhe më efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara. Çdo alternativë tjetër është e papranueshme”, ishte deklarata e postuar nga Donald Trump në rrjete sociale, përpara fillimit të samitit, si për të shuar çdo shpresë për arritjen e ndonjë marrëveshje e të hequrit dorë nga “fiksimi” i Trump për të bërë pjesë të 50 shteteve të Amerikës dhe Arktikun.

Ndërkohë një tjetër postim është bërë një profilin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për përfundimit të takimit, si për të provokuar dhe njëherë akoma më fort qëllimin e pastër të Trump.

“Në cilën anë je, njeri i Groenlandës?”, thuhet në një imazh që paraqet dy slita tërhequr nga qen, si simbol i zgjedhjes përpara së cilës ndodhet Groenlanda: ose të rreshtohet me Shtetet e Bashkuara dhe të gëzojë një të ardhme që paraqitet si e ndritshme, ose të përballet me një stuhi të përfaqësuar nga forcat e përbashkëta të Rusisë dhe Kinës.

Groenlanda në “panik” nga presioni i vazhdueshëm që Trump po ushtron, kërkoi disa ditë më parë mbështetjen e NATO-s, për të cilën Trump u përgjigj se do të hiqte dorë nga Organizata e Kombeve të Bashurara pa u menduar dy herë për të marrë Groenlandën.

Me tone akoma më të ashpra shihet dhe postimi i bërë ditën e sotme, në llogarinë e vetë Trump.

“NATO: thuajini Danimarkës t’i nxjerrë prej andej, TANI! Dy slita me qen nuk mjaftojnë! Vetëm SHBA mund ta bëjë këtë!!!”, ka shkruar ai, duke iu referuar përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të depërtuar në Groenlandë.

Ndërkohë Danimarka dhe Groenlanda kanë rritur numrin e forcave ushtarake të dislokuara në territor, përfshirë këtu dhe ato të NATO-s. Gjithashtu do te jenë dhe shtetet evropiane që do të dërgojnë përforëcime ushtarake në trupa në Groenladë për t’i bërë pritë çdo skenari të mundshëm. Megjithëatë, Trump dhe amerikanët e kanë mohuar përdorimin e forcës ushtarake në Groenlandë.


Shtuar 14.01.2026 20:01

Tags: ,