Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në via Domitiana në zonën Giugliano në Campania.
Automjeti me katër persona, prindërit dhe dy vajzat, është përmbysur.
Vajza e vogël e çiftit, vetëm 8-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes, ndërkohë që vajza tjetër, edhe ajo e mitur (16-vjeç) është në spital ku po merr ndihmën mjekësore, për shkak të frakturave të marra.
Shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, duket se mund të jetë edhe fakti që ajo nuk ishte lidhur me rrip sigurimi, apo të ishte vendosur në ulëse të posaçme për moshën e saj, por qëndronte në krahët e nënës.
Në spital ndodhet edhe nëna e vajzave, ndërsa babai ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje.
Mësohet se babai, i cili dhe drejtonte mjetin, nuk kishte patentë.