Diva e muzikës Madonna mban koncert falas, 1.6 milionë njerëz mblidhen në Copacabana

Plazhi i famshëm i Copacabanës në Rio De Janeiro u shndërrua në një pistë gjigande vallëzimi, teksa mbretëresha e popit Madonna joshi adhuruesit në një koncert që theu rekorde.

1.6 milionë njerëz ndoqën performancën elektrizuese të 65 vjeçares që mbylli në Brazil, turneun e saj botëror Celebration, për të shënuar 40 vitet në muzikë.

Numri i pjesëmarrësve tejkaloi me 10 herë rekordin paraprak të shënuar në Paris në vitin 1987, ku 130 mijë njerëz ndoqën koncertin e Madonës

“Rio, jemi në vendin më të bukur në botë”, u tha ajo spektatorëve teksa performonte hitet më të famshme si Like a Prayer, apo Vogue.

Turma njerëzish u panë të kërcenin me këngët e Madonnës, të cilat u luajtën disa orë përpara se ylli i muzikës të mbërrinte. Ekrane gjigante përgjatë plazhit siguruan që të gjithë brazilianët pjesëmarrës të shijonin eventin.


Shtuar 5.05.2024 17:10

Tags: