“Dita e Flamurit”, shqiptarët ‘pushtojnë’ zemrën e Greqisë/ Festë me këngë dhe flamuj kuqezi në sheshin “Syntagma” për Pavarësinë

Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh.

Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”.

“Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në sheshin Syntagma.

Të pranishëm ishin me qindra vetë, që kënduan dhe festuan të pashqetësuar, mes tyre dhe shumë fëmijë.


Shtuar 28.11.2025 21:20