Një inat mes shokësh për shkak sa nuk ëstë kthyer në një tragjedi në një shkollë fillore në Lamia të greqisë.
Disa fëmijë i kanë hedhur helm miu shokut të tyre të klasës në shishen e tij të ujit. Fëmija ka pirë ujë në shishe por e ka pështyrë menjëherë, duke thënë se kishte shije të hidhur.
Pas kësaj mësuesja i ka kërkuar nxënësit të saj mos pijë më ujë nga shishja, pro të pijë tek ccezmat e shkollës.
Por e gjithë ngjarja u mor vesh pas mësimit, ku një nga fëmijët që ishin pjesë e planit për helmimin e shokut të klasës e ka rrëfyer këtë histori tek nëna e tij.
Gruaja menjëherë ka marrë në telefon prindërit e nxënësit të helmuar duke i njoftuar për gjithccka.
Ata e kanë dërguar menjëherë fëmijën në spital, i cili tashmë prej tre ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po aq tronditëse ka qenë edhe përgjigjja që kanë dhënë fëmijët e vegjël kur janë pyetur pse kanë hedhur helmin e miut në ujin e shokut të klasës. Përgjigja e tyre ishte: Sepse ne donim ta dëmtonim atë. Shefi i Arsimit Fillor, Efthymios Goumas , tha se tashmë dy fëmijët dhe prindërit po monitorohen nga psikologu.