Dikur e quajti idiot dhe e urrente, tani Amber Rose bën deklaratën e pazakontë për Trump

Modelja dhe ylli televiziv, Amber Rose, mbajti një fjalim në natën e parë të Konventës Kombëtare Republikane të 2024-ës në Milwaukee, duke i thënë audiencës që përfshinte Donald Trump dhe kandidatin e tij J.D. Vance se ajo dikur besonte se ish-presidenti ishte racist.

Në fjalimin e saj të shkurtër të hënën mbrëma, Rose tha se ajo nuk e mbështeste gjithmonë kandidatin e supozuar republikan dhe fajësoi median dhe të majtën për ato që ajo i quajti “gënjeshtra” për Donald Trump, domethënë se ai “ishte racist”.

Ajo kujtoi bisedën me babanë e saj, një mbështetës i Trump, dhe e vlerësoi atë që ia kishte mësuar disa gjëra.

“Kuptova se Donald Trumpit dhe mbështetësve të tij nuk iu intereson nëse je zezak, i bardhë, homoseksual apo heteroseksual”, tha ajo.

“Dashuri për të gjithë. Kjo më pëlqeu mua – këta janë njerëzit e mi, këtu bëj pjesë”.


Shtuar 16.07.2024 15:18