Deklarata e parë e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë: Lufta në Ukrainë merr fund me ndihmën e Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërsa në fokus të diskutimeve është lufta në Ukrainë.

Zelensky ka deklaruar se me ndihmën e Trump mund t’i japin fund luftës ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të flasë në çdo format.

“Para së gjithash, mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim. Pika e dytë, ne kemi nevojë për një armëpushim. Edhe tani që shihni në Lindjen e Mesme, është shumë e vështirë të mbahet një armëpushim.

Jam i gatshëm të flas në çdo lloj formati. Dypalëshe, trepalëshe: nuk ka rëndësi. Vetëm paqe. Kjo është e rëndësishme.”-tha Zelensky.


Shtuar 17.10.2025 20:49