Dallgët 9.5 metra përfshijnë zonat bregdetare në Afrikën e Jugut, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Valë të mëdha goditën zonat bregdetare të Afrikës së Jugut gjatë fundjavës.

Si pasojë dy persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Sipas Associated Press, dallgët që arritën një lartësi deri në 9.5 metra u shkaktuan nga fenomeni “batica e pranverës”.

Pamjet e momentit kur dallgët godasin zonat bregdetare të Afrikës së Jugut janë befasuese.

Në njërën prej videove dallgët thuajse “zhdukën” një restorant plazhi ndërsa në një video tjetër dallohen duke “pushtuar” me vrull një qytet plazhi.

Siç njoftoi shërbimi meteorologjik i Afrikës së Jugut, 50% e vijës bregdetare u “godit” nga dallgët.

Mes viktimave është një grua 93-vjeçare e cila u plagos kur u përfshi nga një dallgë që përfshiu një parking në bregun lindor të vendit.

Ujërat fshinë rrjetin hekurudhor, rrugët, ndërtesat duke marrë me vete makinat./Albeu.com


Shtuar 19.09.2023 07:48