Conor McGregor tërhiqet nga gara presidenciale e Irlandës

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të Irlandës dhe është ankuar se rregullat e nominimit pengonin një garë të vërtetë demokratike.

“Pas reflektimit të kujdesshëm dhe pas konsultimit me familjen time, po tërheq kandidaturën time nga kjo garë presidenciale”, postoi ai në X të hënën në mëngjes.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por është i duhuri në këtë moment”, shkruan The Guardian.

Presidenca irlandeze është një post kryesisht simbolik shtatëvjeçar, por McGregor ishte zotuar të frenonte imigracionin në mënyrë që të mbështeste “kulturën irlandeze” dhe t’i jepte pushtetin “mbrapa popullit”.

Ai kishte shpresuar të shfrytëzonte ndjekësit e tij në mediat sociale – që përfshijnë 10.7 milionë ndjekës në X – dhe mbështetjen e Elon Musk e të Donald Trump për t’u futur në fletën e votimit për zgjedhjet e 24 tetorit.

Tucker Carlson dhe komentatorë të tjerë amerikanë të ekstremit të djathtë e kishin mbështetur gjithashtu ish-atletin.


Shtuar 15.09.2025 16:46