Çfarë “nuk shkon” me Francën?! Një tjetër kryeministër jep dorëheqjen, kishte vetëm 26 ditë në detyrë

Franca po përballet me kaos të mëtejshëm politik pasi kryeministri i fundit i vendit, Sébastien Lecornu, dha dorëheqjen vetëm pas 26 ditësh në këtë rol, raporton BBC.

Megjithëatë disa orë pasi dha dorëheqjen, Lecornu pranoi një kërkesë nga Presidenti francez Emmanuel Macron për të punuar mbi një plan për “stabilitetin për vendin” deri të mërkurën në mbrëmje.

Dorëheqja tronditëse e Lecornu-t të hënën në mëngjes erdhi një ditë pasi ai zbuloi kabinetin e tij dhe e bëri atë kryeministrin e tretë francez që largohet nga detyra që nga dhjetori i kaluar.

Lecornu u emërua vetëm në shtator pasi qeveria e François Bayrou u shemb kur deputetët refuzuan të mbështesnin buxhetin e tij. Vetë Bayrou u emërua në detyrë pasi Michel Barnier u rrëzua dhjetorin e kaluar.

Politika e vendit ka qenë shumë e paqëndrueshme që nga korriku i vitit 2024, kur Macron bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një përpjekje për të arritur një shumicë të qartë pas një humbjeje të thellë për partinë e tij në votimet e Parlamentit Europian.


Shtuar 6.10.2025 20:53