Britania e Madhe,Australia dhe Kanadaja njohën si shtet Palestinën, qeveria izraelite “godet” me reagime të ashpra

Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.

“Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh dhe kundër kërkesave për të krijuar një shtet palestinez, i cili do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të ishte një shpërblim i pabesueshëm për terrorizmi”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes javore të Kabinetit

Ministri i Sigurisë së Izraelit, Itamar Ben Gvir, e ka kritikuar këtë hap duke e konsideruar si një “shpërblim për vrasësit” e Hamasit, dhe ka njoftuar se do të paraqesë një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për të shpallur sovranitetin Izraelit mbi Bregun Perëndimor.

Ministri izraelit është shprehur se se njohja e shtetësisë palestineze nga këto shtete është një akt që nuk do të mbetet pa përgjigje.

Kolegu i tij, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Miki Zoharka mbajtur të njëjtin qëndrim , duke thënë se “përgjigjja e vetme ndaj kësaj njohjeje të njëanshme duhet të jetë zbatimi i sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit”.

Ky reagim erdhi pas një vendimi të pakontestuar të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur shtetësinë palestineze.


Shtuar 21.09.2025 16:46