Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar 100 sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.

“Masat synojnë rritje të presionit mbi ushtrinë, eksportet e energjisë dhe luftën informative të presidentit rus Vladimir Putin”, theksuan autoritetet.

Ato do të synojnë zinxhirët e furnizimit me armë, duke përfshirë raketat ”Iskander”, që u qëlluan në zonat civile gjatë luftës.

“Putini ka qëlluar vazhdimisht me raketa ‘Iskander’ me një shpërfillje të pandjeshme për jetën, përfshirë edhe në një sulm ndaj Sumy në prill, për të cilin Ukraina thotë se vrau 34 civilë, përfshirë fëmijë”, theksojnë burimi.

Mbretëria e Bashkuar do të sanksionojë gjithashtu 18 anije të tjera në “flotën e saj në hije” që transportojnë naftë ruse.

Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë ”menjëherë” negociatat për armëpushim, pas një telefonate dyorëshe me Putinin.


Shtuar 20.05.2025 17:35